Fatmir Grejqevci: Në shkollën fillore “Kadri Beba” u shënua dita e shkollës

Pas një ndërprerje shumëvjeçare ( ! ), në shkollën fillore “Kadri Beba” u shënua 18 Maji, data me e rëndesishme për këtë shkollë! Ishte një manifestim impresionues, ashtu sikur ishte, shumë vite me radhë, kur festohej e kremtohej kjo ditë, deri në ndërprerjen e kësaj tradite!!!
Derisa përcjell njeriu aktivitetet e larmishme të shfaqura për shënimin e ditës së shkollës, ndjen një respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshem për të gjithë kontribuesit për këtë manifestim dhe nuk ke se si të mos i falenderosh përzemersisht mësimdhenesit e kësaj shkolle që për asnjë moment, nuk ju ka munguar vullneti dhe deshira per ta shënuar këtë datë, as gjate viteve nën roberi. Nuk ke se si te mos i falenderosh edhe nxenesit e talentuar dhe padyshim, edhe drejtorin e kësaj shkolle, Nehat Terpeza.
Urojmë dhe shpresojmë qe tani e tutje, kjo ditë e shënuar ne kalendarin e shkollës ” Kadri Beba ” të shënohet në vazhdimesi, ashtu sikur është kremtuar edhe shumë vite më parë, duke shfaqur program të pasur kulturo – artistik, që është rezultat i angazhimit të përkushtuar të drejtorisë, mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle!

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Gjini: KUR PAÇAVURJA (REZOLUTA “KUNDËR GJENOCIDIT”) E SALOS BËHET FLAMUR I MILITANTËVE PARTIAK DHE JUGONOSTALGJIKËVE KUNDËR TIRANËS – SHTETIT TONË

Sali Berisha dhe partia e tij, që e kishin votuar Rezolutën e Këshillit të Evropës, …