Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria e Kosovës është duke i rrezikuar marrëdhëniet me Amerikën vlerësojnë disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë

Zyrtarët amerikanë kanë dërguar mesazhe të qarta për Qeverinë e Kosovës, që të mos ndërmarrë veprime të dhunshme në veri të vendit. . Qytetarët thonë se autoritetet e Kosovës duhet t’i përfillin kërkesat dhe rekomandimet e Amerikës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi ashpër më 26 maj, duke i kërkuar Kosovës t’i ndalë “masat e dhunshme”. Ai tha se veprimet e autoriteteve të Kosovës do të rezultojnë me pasoja në raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës. Në veri të Kosovës janë shtuar tensionet, më 26 maj, pasi Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Përplasje ndërmjet pjesëtarëve të KFOR-it dhe grupeve të qytetarëve serbë që kanë protestuar para objekteve komunale, në këto komuna të banuara me shumicë serbe, janë shënuar të hënën, më 29 maj. Ato, madje, kanë rezultuar me dhjetëra të lënduar nga të dy palët. Përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, thonë se nga Qeveria e Kosovës duhet kërkuar llogari për veprimet që i kërcënojnë raportet e Kosovës me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …