Chris Murphy

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka paraqitur disa ide për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Kris Marfii cili ka reaguar përsëri lidhur me situatën në veri të vendit dhe zgjidhjen që po kërkon Amerika për shtendosjen e situatës. Murphy i cili ka zhvilluar edhe një telefonatë me Kurtin, ka përmendur disa hapa që duhet të ndërmerren për të tejkaluar situatën. Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, të caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin. Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet, Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …