Të paktën 288 udhëtarë humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian, Odisha

Të paktën 288 udhëtarë humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian të Odisha, tha një zyrtar i Odisha për AFP, në atë që Reuters raporton si aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada. Sudhanshu Sarangi, shefi i departamentit të zjarrfikësve në Odisha, tha se shpëtimi i viktimave ishte ende në vazhdim dhe se kishte shumë lëndime më të rënda, raporton Reuters. Kryesekretari i Odishas, njoftoi  se më shumë se 200 autoambulanca janë thirrur në vendin e aksidentit në distriktin Balasore të Odishes, dhe 100 mjekë të tjerë janë mobilizuar, në rast nevoje.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …