Arrestohet i dyshuari për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Në dy raste të ndara arrestohen dy persona dhe janë sekuestruar një armë dhe 13 gram substancë e dyshuar narkotike

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar një armë, municion dhe 13 gram substancë e dyshuar narkotike. 

Në rastin e parë, rreth orës 00:30 një veturë nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë nga policia për tu ndalur në pikë kontrolli në rrugën “Ymer Pula”. Patrulla policore është vënë në ndjekje dhe kanë arritur të ndalojnë veturën në fjalë të cilën e ngiste i dyshuari K. XH., i lindur në vitin  1999, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 13 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 

Në rastin e dytë, rreth orës 00:45 patrulla policore në një pikë kontrolli në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë, ka ndalur një veturë dhe në posedim të shoferit (mashkull i moshës madhore), është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe tridhjetë e tetë (38) copë fishekë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin e të cilit armët, municioni dhe substanca e dyshuar narkotike janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë. 

Gjakovë, 7 qershor 2023 

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …