Krasniqi: Situata në vend nuk është normale pandaj ne s’mund ta luajmë normaliteitn as në jetën institucionale

Krasniqi: Situata në vend nuk është normale pandaj ne s’mund ta luajmë normaliteitn as në jetën institucionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Krasniqi tha se nuk mund të sillemi normal kur ka pasur përshkallëzim të situatës në veri të Republikës. Ai u shpreh se prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i tre policëve të cilët janë rrëmbyer gjatë së mërkurës e që për kreun e PDK-së përbën një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës “Situata në vendin tonë nuk është normale andaj besoj që ne s’mund ta luajmë normaliteitn, as jetën institucionale, as veçanërisht Kuvendin e Kosovës. Dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë, është paekuivoke shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo, prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tonë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin e sigurinë e tyre”, deklaroi Krasniqi. A i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të thërrasë kryeministrin në një seancë në çfarëdo kohe gjatë ditës së sotme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Opozita në Prishtinë kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për buxhetin 2026 – VV dhe PDK jashtë nismës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës po thellohet përplasja politike për miratimin e buxhetit të vitit …