Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për rrëmbimin e tre policëve kufitarë brenda territorit të vendit tonë. Ajo ka thënë se ai po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike në Serbi. “Protestat e rrugës vendase të Vuçiqit në Beograd duket se janë një nga arsyet kryesore të trajtimit krejtësisht të tepruar dhe të papërshtatshëm të tre policëve kufitar nga Kosova”, ka thënë Cramon. Eurodeputetja ka theksuar se është e paligjshme hyrja në territorin e Kosovës me forca speciale, për të arrestuar policët.

Kontrolloni gjithashtu

171 milionë euro për rajonin, zero për Kosovën

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes …