Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, nuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Aktualisht, partitë opozitare po kritikohen për “opozitarizëm të butë”. Por, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij nuk është opozitë e atij lloji që vije në pushtet me dhunë, e që sipas tij, ashtu ka bërë Lëvizja Vetëvendosje. Ai thotë se nga opozitarizmi i atëhershëm i Vetëvendosjes janë duke u parë ende dëmet në Kosovë. “Ka një pritje në ndërdijen e qytetarëve të Kosovës, që opozitarizmi duhet të bëhet siç ka qenë opozitarizmi i Vetëvendosjes. Unë që nga dita që e kam marrë përgjegjësinë ta udhëheq PDK-në, e kam bërë të qartë që ne nuk jemi opozitë e atij lloji, nuk mund të bëhemi ne si parti shtet formuese, një opozitë e cila luftën për pushtet i jep më shumë prioritet interesit të vet, sesa interesave të shtetit. Kushdo që thërret për demonstrata të dhunshme, nuk është në qëllimet tona me hedh gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. Ky ka qenë opozitarizëm jo demokratik e skajshmërisht i dhunshëm, por dëmet e atij opozitarizmi ne vazhdojmë edhe sot e kësaj dite t’i shohim. E sidomos tash që të njëjtit opozitarë i kemi në pushtet, që kanë qenë të gatshëm vetëm për opozitën, e në asnjë mënyrë për qeverisje”, ka deklaruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

BE dhe EULEX reagojnë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas akuzave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj …