leoni

Daniel Serwer: Nuk ka rëndësi për çfarë pajtohet Vuçiq sepse ai i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi

Daniel Serwer: Nuk ka rëndësi për çfarë pajtohet Vuçiq sepse ai i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Serwer, ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e Preisdentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje. Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi. “Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë”, ka thënë ai. Serwer  ka theksuar se është e qartë që aktualisht s’ka një marrëveshje për “normalizim”, aq më pak për njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …