leoni

Lindita Nikolla priti në një takim kryetarin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden

Lindita Nikolla priti në një takim kryetarin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden

Mbështetja e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kërkesa Shqipërisë për shpalljen si të pazbatueshme të rezolutës që akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh gjatë kohës së luftës, ishin fokusi i diskutimeve mes Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidentit të Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se Kryetarja, Lindita Nikolla priti sot në një takim Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë. Sipas njoftimit, Kryetarja Nikolla vlerësoi kontributin e Van der Linden në drejtimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit gjatë viteve 2005-2008 dhe qëndrimeve të drejta në kohë të vështira për kontinentin, demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë. Ajo  vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë të Kuvendit me Asamblenë Parlamentare të KiE, për konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  Gjithashtu, Kryekuvendarja Nikolla e vuri në dijeni Van der Linden mbi Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Mbi pazbatueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, përcjellë zyrtarisht Këshillit të Evropës, duke i kërkuar të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), dhe të shpallë të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri apo në Kosovë, në dritën e fakteve e provave, në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …