Gjermania sërish e thekson rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për gjendjen gjeopolitike në Evropë

Gjermania sërish e thekson rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për gjendjen gjeopolitike në Evropë

Në prag të samitit të NATO-s, në Vilnius të Lituanisë qarqe qeveritare nga Gjermania sërish kanë theksuar rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për situatën gjeopolitike në Evropë. Gjatë një takimi me gazetarë në Berlin, në prag të samitit të NATO-s, një zyrtar i lartë i kancelarisë gjermane i tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen tryezës së bisedimeve: “Fokusi ynë është që të dy palët të zbatojnë atë që kanë premtuar, veçanërisht në Beograd, por edhe në Kosovë”, tha zyrtari duke pasur parasysh planin franko-gjerman dhe dakordimin për të në shkurt dhe mars të këtij viti. “Hapi tjetër është që të dyja palët të jenë të pranishme në bisedimet e udhëhequra nga BE dhe me pas të negociojnë në mënyrë konstruktive për Asociacionin e Komunave të Kosovës së Veriut.” Në fokus kryesor të samitit të NATO-s do të jetë mbështetja për Ukrainën. Por sigurisht që çështja e Kosovës dhe siguria në Ballkan do të jenë temë bisedimesh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …