Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ia bën të qartë Vjosa Osmanit, pse të mos e nënshkruajë Ligjin për pagën minimale

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ia bën të qartë Vjosa Osmanit, pse të mos e nënshkruajë Ligjin për pagën minimale

Pas takimit me kryetaren,  Vjosa Osmani, përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së,  kanë  thënë se  ia kanë  bërë  të qartë, pse  të mos e  nënshkruajë Ligjin për pagën minimale, pasi nga ky ligj, padrejtësisht  janë përjashtuar veteranët. Me ketë ligj  është shkelur dinjiteti dhe gjendja sociale e veteranëve të UÇK-së Ushtruesi i detyrës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se si organizata të dala nga lufta nuk kanë pasur kontakt me Qeverinë as me Kuvendin. Ai tha se u erdhi mirë që presidentja e vendit pranoi kërkesën për takim. “Ne i paraqitem të gjitha shqetësimet tona. Kjo qeveri që dy vjet e gjysmë as protezat veteranëve nuk ua rregullon”, ka thënë Klinaku, duke theksuar se kjo qeveri po goditë UÇK-në në vazhdimësi. Qëndrimi ynë është që të mbajmë protesta dhe të bllokojmë punën e parlamentin. Kërkesa e jonë ishte që mos ta dekretojë këtë ligj, pra mos ta nënshkruajë”, ka thënë Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …