Ganimete Musliu: Deri me tani nuk është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj për rrëzimin e qeverisë Kurti

Ganimete Musliu: Deri me tani nuk është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj për rrëzimin e qeverisë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar ditë më parë nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e qeverisë aktuale. Mirëpo, një mocion të tillë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se nuk e ka pranuar nga ana e Haradinajt. “Asnjëherë nuk më është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj. Jam deputete që 5 mandate, njihem mirë me të, ende  një letër nuk ma ka ofruar e të më thotë ‘nënshkruje, se duam ta rrëzojmë Qeverinë’. Ne mundemi të bëjmë filma dhe show, realiteti kur jemi te nënshkrimet, ne e dijmë se sa numra duhen. Po mundohemi ta shpërfaqim paaftësinë e kësaj qeverije dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …