Carl Skau: Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak të krizës me fonde

Zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau, ka alarmuar se Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak të krizës me fonde. Ai theksoi më tutje se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, veçse janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore. Radio Evropa e Lirë njofton më tutje se zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau ka theksuar se agjencisë së Programit Botëror të Ushqimit i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë. Programit Botëror të Ushqimit, ka njoftuar se  rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma. Zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau ju ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta bëjnë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqet tjera që po çojnë në kriza.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …