Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste. Ai ka shtuar më tutje se do të krijohet edhe një kanal i ri ndërveprimi me ekspertë vendas dhe të huaj, me përfaqësues të botës akademike, me organizata ndërkombëtare, por edhe me individë brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Do të ketë një riorganizim dhe rikonceptim. Sesionin e ri ta nisim me një puls të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke theksuar rolin e zëvendësministrave, duke i përfshirë në vendimmarrje e edhe drejtues të agjencive të rëndësishme. Vetëreformimi është një riorganizm i procesit qeverisës në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate të shpejta”, deklaroi mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …