Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë dhe arrestohen dy persona

Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë dhe arrestohen dy persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona  dhe ka sekuestruar dy armë. 

Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur një automjet. Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V.,  mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë.

Në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”-Gjakovë, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.   

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të së cilit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. 

 

Gjakovë, 5 gusht 2023 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …