Shoqata “Çamëria” ka kërkuar nga MPJ të Shqipërisë t’i bëjë notë proteste Greqisë

Shoqata “Çamëria” ka deklaruar se po ndjek me habi protestat e ndërmarra nga qeveria greke për banderolën e vendosur në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, në përkujtim të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë si dhe ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë t’i bëjë notë proteste Greqisë. Përmes një deklarate për medie, përfaqësuesja e shoqatës “Çamëria” Alda Hasani ka përkujtuar se në stadiumin “Gjeorgjios Karaiskaqis”, në Athinë, në ndeshjen miqësore midis Greqisë dhe Malit të Zi, më 24 mars 2016, anëtarët e shoqatës ekstremiste “Autonomia e Vorio-pirit 1914”, shpalosën flamurin e aneksimit të Jugut të Shqipërisë që njihet Autonomia e Vorio-Epirit. Ajo ka shtuar më tutje se këto dy ngjarje nuk janë të njëjta sepse në ndeshjen Shqipëri-Zvicër u vendos një banderolë me emrin “Çamëri” nocion që ka ekzistuar përherë edhe në dokumentet shtetërore greke, si një trevë gjeografike që është e ndarë në dy shtete ndërsa termi ‘Vorio-Epir’ është shpikur në vitin 1913 për të gjitha trevat e shtetit shqiptar që Greqia tentonte t’i aneksonte, theksoi përfaqësuesja e shoqatës “Çamëria” Alda Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …