Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK-ja ka përjashtuar tre anëtarë të saj, të cilët nuk e kanë pezulluar komunikimin zyrtar me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Partia Demokratike e Kosovës ka përjashtuar tre anëtarë të saj, të cilët kanë shkelur vendimin e Këshillit Drejtues për të pezulluar çdo komunikim zyrtar dhe bashkëpunim institucional me kryeministrin Albin Kurti, kryetaren, Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë, në të cilën bëhet e ditur se është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë “skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme” të Qeverisë. Anëtarët e përjashtuar janë Leonora Morina – Bunjaku, Enver Shabani dhe Bajram Isufi – nga Dega e PDK-së në Gjilan. Zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, dhe kanë vazhduar të shërbejnë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, përkundër prishjes së koalicionit kohë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …