Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, i cili do të marrë komandën e trupave të KFOR-it, në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, i cili do të marrë komandën e trupave të KFOR-it, në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një darkë pune që ka zhvilluar me gjeneralin turk,  Ozkan Ulutas, i cili pritet të  marrë edhe komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë. Albin Kurti ka thënë se pret me padurim që të punojë ngushtë me gjeneralin turk, Ulutas për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta. Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në njoftimin e pas takimit me gjeneralin turk dhe ekipin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …