Kremlini zyrtar ka akuzuar Anglinë dhe Amerikën për përfshirje në sulmin ukrainas kundër selisë së flotës ruse në Sevastopol dhe në Krime

Kremlini zyrtar ka akuzuar Anglinë dhe Amerikën për përfshirje në sulmin ukrainas kundër selisë së flotës ruse në Sevastopol dhe në Krime

Kremlini zyrtar  ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në sulmin ukrainas ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi, në Sevastopol në Krimenë e aneksuar. Londra dhe Uashingtoni kanë mbështetur prej kohësh regjimin kriminal në Kiev”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova në një konferencë për shtyp në Moskë. Sulmi i 22 shtatorit u krye, pa as më të voglin dyshim, me ndihmën e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike”, shtoi ajo. Janë përdorur të dhëna të zbulimit perëndimor, satelitë të vendeve të NATO-s dhe avionë spiunazhi”, tha Zakharova. Qëllimi i dukshëm i akteve të tilla terroriste është të largojnë vëmendjen nga përpjekjet e dështuara të kundërofensivës së forcave të armatosura ukrainase, të frikësojnë njerëzit dhe të nxisin panik në shoqërinë tonë”, tha Maria Zaharova. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …