Viola von Cramon

Cramon: Edhe pse zyrtarët ushtarakë serbë, kanë deklaruar se kanë pakësuar numrin e trupave në kufi, shqetësimet vazhdojnë

Raportuesit për Kosovën e Serbinë në Parlamentin Evropian, euro-deputetja gjermane Viola von Cramon dhe euro-deputeti sllovak Vladimir Bilçik, kanë folur për gazetën,  “The Guardian”,  lidhur me  situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist më  24 shtator, ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Edhe pse  zyrtarët ushtarakë serbë, kanë deklaruar se Beogradi zyrtar  ka pakësuar  numrin e trupave në kufi, shqetësimet vazhdojnë në kryeqytetet perëndimore. Jam thellësisht e shqetësuar për sulmin e fundit në Banjskë dhe pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, ka thënë Cramon. Pasi terroristi Milan Radojiçiq, kishte pranuar se ishte përfshirë në sulmin terrorist, ajo  tha se duhet të dihet kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin, duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, ka thënë zonja Cramon, duke shtuar se duhej të kishte një rishikim të qasjes së Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …