Brickos

U mbajt takimi mes ambasadorit të BE-së, Sunyog dhe kryesuesit të KGJK-së, lidhur me pavarësinë e gjyqësorit e procesin e reformave

U mbajt takimi mes ambasadorit të BE-së, Sunyog dhe kryesuesit të KGJK-së, lidhur me pavarësinë e gjyqësorit e procesin e reformave

Takimi mes ambasadorit të BE-së dhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, lidhur me pavarësia e gjyqësorit dhe procesin e reformave. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, u takua me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë. Duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit është gur themeli i sundimit të ligjit dhe një kërkesë esenciale për çdo shoqëri demokratike, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një trendi shqetësues ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, zhvillimin e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorët dhe gjyqtarët individualë. Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, në mënyrë që të respektohet ndarja e pushteteve dhe sistemi i kontrolleve dhe balancave.Duke përshëndetur përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së statistikave në lidhje me lëndët e zgjidhura gjyqësore, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Statistikat e besueshme janë kruciale për të vlerësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ato janë gjithashtu një mjet për t’ia komunikuar publikut punën e bërë, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor.”

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …