Brickos

Forcat izraelite po vazhdojnë luftimet në tetë zona ku mendohet se ka luftëtar të Hamasit

Forcat izraelite po vazhdojnë luftimet në tetë zona ku mendohet se ka luftëtar të Hamasit, të cilët, gjatë ditës së djeshme sulmuan Izraelin. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite është cituar të ketë thënë se operacionet po vazhdojnë të dielën në tetë zona përreth Gazës, ndërkaq televizioni Al Hadath citoi Gjysmëhënën e Kuqe palestineze të ketë thënë se 18 persona janë vrarë pasi Izraeli shënjestroi dy shtëpi në qarkun Beit Hanun të Gazës. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 20 fëmijë janë në mesin e 313 civilëve të vrarë. Po ashtu, ata raportuan për pothuajse 1 mijë e 800 persona të plagosur. Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanjahut ka bërë të ditur se kabineti i sigurisë ka miratuar hapat për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe Xhihadit Islamik – një tjetër grup militant – “për vite të tëra” përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, furnizimeve me karburante dhe dërgimin e mallrave për në Gaza. Nga ana tjetër,  lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se sulmi që nisi në Gaza do të përhapet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Banorët në Gaza po përballen qe 16 vjet me një bllokadë izraelite. Zëvendësshefi i Hamasit, Saleh al-Arouri, tha se grupi ka kapur një numër të madh robërish izraelitë, përfshirë zyrtarë të lartë. Ai tha se Hamasi ka mjaft pengje sa të detyrojë Izraelin që të lirojë të gjithë palestinezët që janë në burgje.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …