Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Sarrazin: Kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë marrëzi dhe të dërgojë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor,  i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për Dojçe Vele,  duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai ka konstatuar se  situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa të  shtendosjes   nga pala serbe, por deri diku edhe nga ajo e Kosovës. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë. Kështu që ne po shpresojmë që situata do të jetë nën kontroll tani, por duhet të bëjmë hapa më tej me masa sigurie  për të mbajtur situatën të qetë dhe për t’u kthyer sërish në një atmosferë produktive të bisedimeve mes palëve, saktësoi Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …