Pas takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim modern evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se Brukseli ka ftuar për më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kohën kur do të mbahet edhe samiti i BE-së. Peter Stano deklaroi se priten hapa të shpejtë të palëve që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur obligimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte”. Të parët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar të marrin pjesë në takimin për mbështetjen e dialogut në margjinat e takimit të Këshillit Evropian më vonë gjatë kësaj jave”, tha Stano. (REL)
