Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama: Shqipëria qëndron me Izraelin në luftën kundër Hamasit, por shqetësohet për numrin e viktimave në Gazë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria (Qeveria që ai drejton)  qëndron me Izraelin në luftën e tij ndaj Hamasit. Ai ka bërë të ditur se sot do të jetë pjesë e takimit me liderët e tjerë botërorë që do të mbahet në Paris. Ai thekson se  ngre shqetësimin për konfliktin e vazhdueshëm dhe vuajtjet e civilëve në Gaza. Sot do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris, për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës. Rama vuri në dukje se në takimit e Parisit ai do të kërkojë që t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë. Një ndërprerje e negocuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme, shkruan Edi  Rama, i cili flet në emër të Qeverisë edhe pse opinion shqiptar kurrë nuk e përkrahur  as e përkrah krimin cionist  të Izraelit kundër popullatës palestineze.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …