Analisti i Institutit të Politikave Amerikane në Lindjen e Afërme (WINEP), Andrew Tabler, ka deklaruar se administrata amerikane nuk e ka ndërmend të ndërmarrë hapa të fuqishëm ushtarakë kundër regjimit, në Siri, vetëm për faktin se Rusia po qëndron përkrah diktatorit vrastar, Bashar Assad. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josha Earnest, sulmi i mundshëm i Amerikës, në Siri, nuk mund të ndodh deri në skadim të mandatit të Barak Obamës në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analisti, Tabler, mendon se opozita kryengritës siriane duhet të rezistojë doemos deri në nëntor të këtij viti, kur në krye të Amerikës të zgjedhet kryetari i ri.
