Njoftim dhe sqarim për Kalendarin e Vitit të Ri 2024 të Radios-Kosova e Lirë – Luftëtarë të NDSH-së II

Njoftim dhe sqarim për Kalendarin e Vitit të Ri 2024 të Radios-Kosova e Lirë – Luftëtarë të NDSH-së II

Prej vitit 1999 e deri tani, Radio-Kosova e Lirë në çdo vit të ri ka nxjerrë Kalendarin me personalitete të njohura të historisë kombëtare, i cili u shpërndahet gratis vizitorëve me rastin e 4 janarit, ditës së shënimit të fillimit të transmetimit të Radios Kosova e Lirë.

Deri tani nuk kemi pasur asnjë reagim, por vetëm falënderime e përgëzime, ndërsa për kalendarin e fundit 2024, janë lajmëruar disa raste zërash të përveçëm të papërgjegjshëm duke reaguar pse në radhën e luftëtarëve të NDSH-së në Kalendar nuk ndodhet familjari i tyre. Nuk do të merremi me të tillët, pasi ata e tregojnë vetë se kush janë, por i njoftojmë shikuesit e faqes së Radios se prezantimin e luftëtarëve të NDSH-së edhe në kalendarët e ardhshëm do ta bëjmë  në vazhdim, duke përzgjedhur nga anëtarësia e gjerë vetëm, ata që janë pushkatuar nga regjimi jugosllav me gjyq e pa gjyq, disa nga ata që kanë mbajtur 20 vjet burg dhe pas daljen nga burgu kanë vdekur nga pasojat dhe personalitetet kryesore të Lëvizjes.

NDSH-ja ka pasur një anëtarësi me dhjetëra mijëra luftëtarë dhe ka qenë Lëvizja më masive Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Maqedoni e troje, pas Luftës së Dytë Botërore deri  te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …