Janë liruar nga akuza për shpërdorim të detyrës zyrtare, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe dy zyrtarët komunalë, Ajet Demiri e Gani Halilaj. Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të pafajshëm 3 të akuzuarit, pasi me fakte e dëshmi nuk është vërtetuar aktakuza gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Vendimin e shpalli kryetarja e trupit gjykues, Valbona Selimaj. Gjykata liroi të akuzuarit nga akuza pasi që nuk është provuar se të akuzuarit Nexhat Demaku, Ajet Demiri dhe Gani Halilaj kanë kryer veprën penale të parashkruar si në aktakuzën e Prokurorisë Themelorë të Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda, tha Valbona Selimaj.
Kontrolloni gjithashtu
Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit
Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …