David Cameron: Është e vështirë të mendosh për një kohë kur ka pasur kaq shumë rrezik, pasiguri dhe paqëndrueshmëri në botë

Autoritete shtetërore dhe njohës të zhvillimeve politike kanë tërhequr vërejtjen se numri i vatrave të konflikteve po vjen duke u rritur gjithnjë e më shumë e për pasojë siguria po vjen duke u zvogëluar. Duke folur për konfliktet mes shteteve dhe popujve të ndryshëm, sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se “dritat e kuqe në pultin global po fiken e po ndizen”. “Është e vështirë të mendosh për një kohë kur ka pasur kaq shumë rrezik, pasiguri dhe paqëndrueshmëri në botë” ka theksuar ai më tutje. Në një prononcim për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Omar Rahman, nga Këshilli i Lindjes së Mesme për Çështje Globale ka thënë se mendon që tanimë kemi arritur në prag të një lufte të plotë. “Një version i luftës, në një nivel të mesëm, është duke ndodhur tashmë në rajon. Por, po shkojmë drejt një konflikti potencialisht të shkallës së plotë. Dhe burimi i kësaj që po ndodh është tek ajo që po shpaloset në Rripin e Gazës”, ka thënë Rahman. Radio Evropa e Lirë ka cituar ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian të ketë theksuar se fundi i luftës në Gazë, do t’u jepte fund edhe sulmeve të tjera në rajon. “Siguria e Detit të Kuq është e lidhur me zhvillimet në Gazë dhe të gjithë do të vuajnë nëse krimet e Izraelit në Gazë nuk ndalen. Të gjitha frontet do të mbeten aktive” është cituar të ketë shtuar ai më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …