leoni

Selaudin Sela

Selaudin Sela: Vendosja e luleve për kriminelët në Koshare dëshmon për humbjet që ka pësuar Serbia nga UÇK-ja

Gjatë një bisedë me  për Radion Kosova e Lirë lidhur me vendosjen e kurorave të luleve në Koshare nga Aleksandër Jabllanoviqi kushtuar kriminelëve serb të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, Salaudin Sela ka theksuar se vendosja e luleve dëshmon për humbjet që ka pësuar Serbia në betejën e Koshares. Ndërsa lidhur me mosreagimin e institucioneve tona ndaj këtij akti, luftëtari i lirisë, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Selaudin Sela theksoi se duam apo nuk duam ta pranojmë, deri më tani ne ende jemi duke vazhduar të udhëhiqemi nga faktori i jashtëm dhe qeveria marionete. Qeveri kukulla që nuk kanë guxim të jenë vetvetja. Unë besoj se vendosja e luleve kushtuar kriminelëve serbë të vrarë në Koshare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës do t’iu kthehet bumerang serbëve pasi ata po e pranojnë që kanë pasur humbje të mëdha nga UÇK-ja dhe le të vazhdojnë të vajtojnë. Ata mund të vijnë edhe në Pashtrik, Drenicë, Dukagjin, Llap e vende të tjera por vetëm për të vajtuar, ka theksuar luftëtari i lirisë, Selaudin Sela i cili gjatë kushtrimit të Atdheut për luftë për çlirim, erdhi nga  Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe iu drejtua fushëbetejave ku jeta dhe vdekja qëndronin pranë njëra tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …