Prokuroria e Shtetit

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ky institucion ka pranuar 52 mijë e 93 raste, ndërsa janë përfunduar 41 mijë e 973

Në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit, ushtruesi i detyrës,  Besim Kelmendi,  ka njoftuar se ky institucion i drejtësisë ka pranuar 52 mijë e 93 raste, ndërsa janë përfunduar 41 mijë e 973. Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe në nivelin e korrupsionit kanë përfunduar 920 raste. “Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit. Andaj këto suksese janë argumenti më i mirë se edhe zyrtarët që vazhdimisht që kritikojnë punën e Prokurorit të Shtetit, i pranojnë rezultatet dhe sukseset e punës tonë”, u shpreh Kelmendi. Ne duhet të jemi më proaktiv sa i përket rasteve të korrupsionit, sidomos të korrupsionit të nivelit të lartë, sepse për shoqërinë janë shumë të mëdha. Korrupsioni pamundëson integrimin euroatlantik të Kosovës, dobëson besimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe dëmton gjithë sektorin e jetës, përfshirë edhe investimet e huaja”, ka deklaruar  Besim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …