Rritet numri i të vrarëve në 250 në Bagdad

Rritet numri i të vrarëve në 250 në Bagdad

Sulmi i fundit që përgjaku kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, ka marrë jetën e 250 personave. Një deklaratë e Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se nga sulmi në zonën Karrada në qendër të Bagdadit, numri i viktimave është rritur në 250, ndërsa numri i të plagosurve në 200. Në njoftim thuhet se nuk është e mundur të kryhet identifikimi i 150 trupave në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për shkak se ata janë djegur plotësisht. Sulmi me bombë është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët zgjodhën përfundimin e Muajit të Ramazanit për të shkaktuar viktima në njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku kritikon Albin Kurtin për pritjet e mërgimtarëve: Në vend të veprimit, po u tregon përralla

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, …