Bekim Çollaku

Çollaku: Kuvendi sa më shpejt të adresojë demarkacionin

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucionet e tjera të vendit që të adresojnë çështjet e hapura si “demarkacionin dhe liberalizimin e vizave”. Në një prononcim për mediet, ai ka deklaruar se “është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të vendit si interes madhor dhe adresimi i saj duhet të bëhet sa më shpejt”. “Kuvendi i Kosovës është institucioni i vetëm që ka përgjegjësinë që të deklarohet në favor ose ta hedh poshtë nëse vjen në përfundim se ka pasur shkelje gjatë procesit”, ka thënë ministri, Çollaku. Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka njoftuar gjatë ditës së martë se ka marrë vendimin për shtyrjen e procesit të votimit në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian për 5 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …