Brickos

Kryetari i komunës së Malishevës priti shkencëtarin e ri, Arsim Bytyqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, Dr.Arsim Bytyqin shkencëtar i ri, i cili është prej tre fituesve të garës ndërkombëtare “Helium Innovation Contest”, e mbajtur në New York të SHBA-ve. Qëllimi i kësaj pritje ishte, dhënia e një mirënjohjeje për vlerat e prezantuara nga Bytyqi, në këtë garë dhe pjesëmarrja e një malishevasi në një ngjarje të tillë shkencore.

 “Unë ju përgëzoj juve për paraqitjen dhe suksesin e treguar në këtë garë, por edhe fushën studimore në përgjithësi, si një shkencëtar i ri dhe një doktor shkence, në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë” , i tha kryetari Begaj. “Çdo malishevas që merr pjesë një këso ngjarje shkencore dhe prezantohet me të arriturat në shkencë, është krenari për neve të gjithë”, ka thënë kryetari Begaj, në pritjen për Dr.Arsim Bytyqin.

Nga ana tjetër, Bytyqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këtë pritje dhe për vlerësimin që në vazhdimësi ju ka bërë të gjithë malishevasve, të cilët kanë treguar rezultate të ndryshme në fushat e caktuara. “Ky vlerësim më bën të punoj edhe më shumë”, tha Dr.Arsim Bytyqi.

Dr.Arsim Bytyqi, është nga Kërvasaria e Komunës së Malishevës, dhe është prej shkencëtarëve të rinj, që po arrin rezultate të mira në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …