Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Me datën 22.05.2024 rreth orës 22:55, Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë,

menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.  Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 22.05.2024

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …