Albin Kurti ka dështuar me premtimet, po përpiqet që të marr vëmendjen e qytetarëve, me frikësimin për luftë nga Serbia

Analistë dhe njohës të rrethanave politike në vend e më gjerë, kanë kritikuar kryeministrin, Albin  Kurti, i cili një ditë më parë në konferencën për siguri në Londër tha se Serbia po e kërcënon me luftë Kosovën. Sipas tyre Serbia kërcënon tash e 25 vjet dhe se koha e luftës ka përfunduar me hyrjen e NATO-s në Kosovë. Ata kanë vlerësuar se kryeministri Kurti ka dështuar të përmbushë premtimet në aspektin socio-ekonomik dhe në këtë mënyrë po përpiqet që të marr vëmendjen e qytetarëve. Në një kohë kur po përjetojmë luftë në Evropë, nuk mund të injorojmë kërcënimin e një lufte tjetër në një rajon që e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo”. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në një konferencën për siguri në Londër, duke iu referuar kërcënimeve nga Serbia. Por, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë se kërcënimet që vijnë nga Serbia bëhen për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë megjithëse, sipas tij, Kosova është e sigurt me praninë e NATO-s. Personalisht  mendoj që gjasat për një luftë nuk janë reale duke e ditë që NATO-ja ruan Kosovën, Serbia nuk do të guxonte që ta sulmonte”, tha Kastrati për rtv21.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …