UNDP lanson Programin e Ri për të Ndihmuar Bizneset Mikro, të Vogla, dhe të Mesme në Kosovë

UNDP lanson Programin e Ri për të Ndihmuar Bizneset Mikro, të Vogla, dhe të Mesme në Kosovë

UNDP lanson Programin e Ri për të Ndihmuar Bizneset Mikro, të Vogla, dhe të Mesme në Kosovë

Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi një Program të ri për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë. Programi u lansua në prani të zyrtarëve të lartë të autoriteteve qendrore dhe lokale, ambasadorëve, përfaqësuesve të donatorëve dhe kompanive që operojnë në Kosovë.

Gjatë aktivitetit u prezantuan mjetet e zhvillimit të biznesit të Programit të Rezistencës Ekonomike (ERP) që përbëhet nga tre metodologji:

  1. Programi In Motion, është një mjet mbështetës i biznesit, objektivi kryesor i të cilit është të përditësojë modelet e biznesit për bizneset mikro dhe të vogla duke ofruar asistencë gjithëpërfshirëse të biznesit për të përmirësuar kapacitetin e tyre prodhues dhe marrëdhëniet me tregun.
  1. Rriteni biznesin tuaj (GYB) është një mjet mbështetës i biznesit, objektivi kryesor i të cilit është përmirësimi i kushteve financiare, administrative dhe produktive të bizneseve të vogla dhe të mesme, duke i përmirësuar ato për të patur kapacitete për të krijuar marrëdhënie afatgjata të furnizimit, duke siguruar kështu qëndrueshmërin, zgjerimin e tregut dhe përfitimin e tyre.

iii.           Programi i Zhvillimit të Furnizuesve (SDP) është një mjet mbështetës i biznesit që transformon marrëdhëniet e biznesit në zinxhirin prodhues midis një kompanie udhëheqëse (e madhe ose e mesme) dhe furnitorëve të saj (ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme).

Këto mjete janë dëshmuar tashmë shumë të suksesshme në disa vende ku UNDP punon dhe një nga tregimet e biznesit në rritje u prezantua nga Qendra Rajonale e Panamasë e UNDP-së. Deri më tani, më shumë se 40,000 kompani, nga të cilat 65% drejtohen nga gratë, janë asistuar dhe kanë përmirësuar bizneset e tyre në 17 vende, më së fundi në Shqipëri, Kolumbi, Guajana dhe Paraguaj.

UNDP dëshiron të falënderojë folësit kryesorë, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rašić, Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, dhe Shaqir Totaj, Kryetar i Komunës së Prizrenit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në ngjarje.

Programi pritet të riprodhojë sukseset e arritura deri më tani duke sjellë mundësi për bizneset mikro dhe të vogla në Kosovë të rriten dhe të konkurojnë në tregun më të gjerë.

Në këtë LINK mund të gjeni komunikatën në ti gjuhët.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …