leoni

Radio-Kosova e Lirë me një serë aktivitetesh shënon 25-vjetorin e kryerjes së misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së

Radio-Kosova e Lirë, në bashkëpunim me TV-Diellin dhe përkrahës e ndihmës të saj, shënon 25-vjetorin e kryerjes së misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së. Ceremonia e shënimit do të mbahet në ambientet e Shtëpisë-Muze në fshatin Berishë, më 21 qershor 2024, duke  filluar në orën 12. 00. Janë ftuar për të marrë pjesë gazetarë, reporterë  e bashkëpunëtorë të Radios gjatë dhe pas luftës,  luftëtarë të lirisë, veprimtarë, veteranë e zyrtarë komunash.

Kontrolloni gjithashtu

Selami Hoti: Vetëm në Krushë i kemi edhe 64 të zhdukur e në gjithë Kosovën 1577.

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Kidnapuarve dhe të Zhdukurve me Dhunë, …