Ministri Ejup Maqedonci, vlerëson ndihmën e ISG-së për mbrojtjen kibernetike në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar ndihmën e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (ISG) gjatë një takimi të veçantë, ku u takua me ekipin e tyre. Ai ka theksuar se ISG ka ofruar këshillim profesional të rëndësishëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës në fushën e mbrojtjes kibernetike. “Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me strukturën dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në aspektin e sigurisë kibernetike”, ka thënë Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …