Avokatët e grupit të Kumanovës kanë deklaruar sërish se të pandehurit shqiptarë po keqtrajtohen nga policët

Avokatët e grupit të Kumanovës kanë deklaruar sërish se të pandehurit shqiptarë po keqtrajtohen nga policët

Avokatët e grupit të Kumanovës që po gjykohet në Shkup, kanë deklaruar sërish se të pandehurit por keqtrajtohen nga policët sllavo-maqedonas. Dhuna kundër tyre nuk ka të ndalur dhe kjo është dëshmuar edhe me seancën e fundit gjyqësore të ditës së enjte. Ata theksojnë se maltretimi ndodhë sidomos gjatë transportimit të tyre nga burgjet në gjykatë. “Maltretimi për të akuzuarit, këto që un i përfaqësoj, por edhe tjerët është evident. Keqtrajtimet  kanë nisur që në fillimin e arrestimit dhe kanë vazhduar deri në seancën e fundit. Nuk ka pasur seancë kur nuk është ankuar një prej të arrestuarve që është i malltretuar dhe që u bëhet torturë ndaj tyre, thotë Naser Raufi, një nga avokatët mbrojtës i grupit të Kumanovës. Ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferri thotë se është informuar nga burgjet se të paraburgosurit nuk janë të keqtrajtuar dhe trajtimi i tyre është në suaza ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Raporti i KE-së: Gjykata Speciale në Hagë po përballet me sfida në pengimin e drejtësisë dhe kompensimin e viktimave

Komisioni Evropian në Raportin e fundit për Kosovën ka vënë në pah se Gjykata Speciale …