Brickos

Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm (pas vdekjes), Sllobodan Millosheviqin për krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë

Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm (pas vdekjes), Sllobodan Millosheviqin për krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë

Gjykata ndërkombëtare për krime për ish Jugosllavinë në Hagë ka vendosur që kryekrimineli i Serbisë, i vdekur në Sheveningen, Slobodan Millosheviq nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karaxhiqin për krime lufte me 40 vite burg, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë, sikur thuhet e grupit kriminal që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje. Sipas trupit gjykues të Tribunalit të Hagës nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …