Agim Aliu: Sot, i dhamë lamtumirën e fundit Nisretit, porse kujtimi për të do të jetoj mes nesh

Lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisret Salihu, na pikëlloi të gjithë ne që e njohëm të ndjerin. Nisretin e kisha shok klase, fqinj e mik të çmuar. Ai ishte një familjar i përkushtuar e një bashkëqytetar i dashur. Kontributi i tij, shënohet edhe në luftën tonë për çlirim, duke qenë pjesë e saj – veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, i dhamë lamtumirën e fundit Nisretit, porse kujtimi për të do të jetoj mes nesh. Ngushëllime familjes Salihu, veteranëve të UÇK-së, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Bonn kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi …