Teuta Kodra Millaku thekson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificës për lirinë e Kosovës

Teuta Kodra Millaku thekson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificës për lirinë e Kosovës

Sot në Drenas, Teuta Kodra Millaku kandidate për deputete nga radhët e AAK-së, shprehu krenarinë e saj që ishte mes gjeneralëve dhe luftëtarëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Drenica dhe Dukagjini, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku e Daut Haradinaj, heronj të vërtetë që me guxim dhe sakrificë e shkruan historinë e lavdishme të lirisë sonë. Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimin e sakrificës së brezave të kaluar për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Teuta Kodra Millaku shprehu angazhimin e saj për të vazhduar përpjekjet për përparimin e vendit dhe për të kontribuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Millaku theksoi se do të punojë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën, duke ndihmuar në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e ekonomisë, duke mbajtur gjithmonë parasysh vlerat dhe idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …