Brickos

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi mund ta ratifikoj demarkacionin vetëm nëse ka sukses presioni mbi deputetët

Njohës të rrethanave politike të vendit tonë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Kuvendi mund ta ratifikoj Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi vetëm nëse ka sukses presioni mbi deputetët. Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin varet vetëm nga presionet që mund t’iu bëhen disa deputetëve, në të kundërtën qeveria aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë proces. Është e qartë se kanë filluar presionet qoftë të hapura, qoftë në prapa skenë ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës që nuk pajtohen me këtë demarkacion dhe votimi apo jo i demarkacionit do të varet nga suksesi i presionit qoftë ndërkombëtarë apo brenda partiak ndaj deputetëve të cilët nuk janë ende të bindur që ta votojnë, ka deklaruar analisti, Artan Muhaxhiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …