Valmir Elezi

Valmir Elezi; Është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi Vetëm deri të martën, më 4 shkurt, mediat vendore dhe ndërkombëtare do të mund të paraqesin aplikimin e tyre për t’u akredituar dhe për të pasur të drejtën që të raportojnë nga vendvotimet, në ditën e zgjedhjeve. Ai thotë  se deri më tani ky institucion ka pranuar dhjetëra kërkesa nga media të ndryshme për akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre. “Është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Deri më tani kemi pranuar dhjetëra kërkesa nga media vendore dhe ndërkombëtare për akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre dhe gjatë javës KQZ do të marrë vendimet për akreditimin e tyre”, tha Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …