DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Raporti i DASH-it përmend aktakuzën ndaj Milan Radojçiqit dhe të tjerëve për sulmin në Banjskë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë në Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2025 informacion rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 individëve të tjerë, të akuzuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Raporti thekson se aktakuza është ngritur nga Prokuroria e Kosovës me ndihmën e mentorimit dhe trajnimit nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial. Radojçiq dhe të akuzuarit e tjerë përballën me akuza për dhunë të rëndë dhe përpjekje për të shkëputur territorin e Kosovës dhe bashkimin me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …