Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Si po shihet bota islame sot

 Përmbledhur në pak fjalë, bota islame sot mund të shihet edhe si një botë që nuk ka nevojë për armiq të jashtëm, se ka krijuar shumë armiq brenda vetvetes. Shiko zhvillimet nga Jemeni në Libi, në Irak, Siri, Pakistan, Afganistan e së fundi edhe në Turqi e vende të tjera afrikane. Shihni sa shumë armiqësi të brendshme! Vargje të pambarim të refugjatëve! Qytete e shtete të rrënuara deri në themel! Janë bërë sa të dhembë edhe zemra e shpirti, të bëjnë për të qarë e vajtuar për fatet e atyre njerëzve dhe kombeve të mbytur, pashpresë dhe në mjerim!

Njerëzit (sidomos udhëheqësit)  e asaj bote sikur nuk kanë“nevojë” për demokraci e ligje demokratike, kur i kanë për merak ligjet e Mesjetës së hershme (që ua kanë dhënë pushtetin e pakufishëm) dhe mënyrën mesjetare të jetës, që kolltukët vazhdojnë t’ua ruajnë të paprekura përjetësisht. Përballja e se sotshmes me mënyrën arkaike të se djeshmes e shton agresivitetin ndaj gjithë të tjerëve, e sidomos brenda llojit e derdhë në mënyrë të pamëshirshme vrerin më të madh. A nuk po na ndodhë diçka e tillë edhe ne, shqiptarëve? Kur më lehtë komunikojmë me cilindo nga jashtë dhe armiqtë e deridjeshëm, e vështirë më njëri-tjetrin! Njëri-tjetrit ia dëshirojmë prangat, nënshtrimin e poshtërimin apo të përulemi para kundërshtarit të gjallë apo të vdekur!

Udhëheqësit e botës islamo-arabe sikur nuk kanë“nevojë” për shumë institucione demokratike, ndarje pushtetesh e institucione të pavarura, krejt pushtetet i donë tek njëshi (krejt sikur te ne në Kosovë!), ju mjafton një mbret a sheik, që falin miliona dollarë nëpër botë për “miqësi” personale, e vëllezërve të fesë, të gjuhës e të kombit ua lënë mjerimin si zgjidhje të vetme!Udhëheqës që takohen me dreqin e të birin më me dëshirë sesa me vëllanë e një gjuhe e gjaku! Udhëheqës që i kontrollojnë të gjitha pushtetet dhe të cilëve u nënshtrohen vullnetshëm të gjithë shtetasit pa dallim. Pikërisht ashtu si i dorëzohet pula këndesit! Me shpresën se një ditë do të bëhen të gjithë të pasur! Mbase kjo shpresë e kotë, është e shtrirë gjithandej nëpër botë në kohën tonë!

Njerëzit e botës islamo-arabe nuk kanë nevojë për humanizmin brenda llojit, atë e kërkojnë në botën demokratike të të krishterëve dhe ajo po ua ofron një jetë të dinjitetshme, po ua hapë dyert për t’i ikur mjerimit që ka pllakosur familje të tëra. Shiko e analizo refugjatet arabë, ku ata kanë gjetur strehim. Shiko sa refugjatë ka përthithur bota islame (arabe) për vëllazëritë e gjakut a të fesë, në krahasim me Evropën demokratike. A nuk është kjo tregues se atje ka pak humanizëm. Edhe bota e krishtere, dikur i kishte këto probleme, mbase edhe më të mëdha, por sot është krejt ndryshe.

Ndoshta është më“mirë” që të lihen Lulët e vocërr të botës araboislame që ta jetojnë jetën sipas mënyrën së tyre të jetës, që të jetojnë botën e tyre, deri në një vetëdijesim pikërisht të njerëzve të asaj bote për progres e ndryshim! Deri te ndarja e pushtetit tokësor nga ai hyjnor. Ashtu siç ndodhi në tre shekujt e mesjetës së vonë në Evropë (vitet 1500-1800). Vite kur pushteti tokësor u nda njëherë e mirë nga pushteti i Kishës. Mbase edhe më shumë! Apo, ndoshta, pushtetarët e asaj bote ende nuk e kanë kapërcyer vitin 1500 dhe po vazhdojnë ta jetojnë mesjetën pa ua prishur askush tymin e duhanit!

Kjo botë ka nevojë për më shumë zhvillim, për më shumë dashuri njerëzore, drejtësi, vëllazëri e barazi, ka nevojë imediate për një Humanizëm të Ri brenda llojit. Të besojmë e të shpresojmë se edhe për ata njerëz të mirë të asaj bote ka ardhur koha që ta kapërcejnë njëherë e mirë këtë Golgotë të egër!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …