Pal Lekaj: Albin Kurti ofroi një ministri për Fatmir Limajn, por jo kryeparlamentarin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ofruar një ministri dhe zëvendësministra për kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, por nuk i ka ofruar postin e kryeparlamentarit. Lekaj ka theksuar se Kurti ka frikë se, nëse Limaj do të merrte postin e kryeparlamentarit, mund të humbte kontrollin mbi Parlamentin dhe Qeverinë. Lekaj tha se Kurti ka refuzuar të ofrojë postin e kryeparlamentarit, duke e cilësuar këtë si një lëvizje paranojake të tij. Ai gjithashtu theksoi se, në rast se Limaj nuk do të pranojë ofertën e Kurtit, i mbetet vetëm mundësia për të koalicionuar me opozitën.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR dhe ekipin këshillues të NATO-s në Kosovë

Sot, gjatë Konferencës së Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane …