leoni

LDK-ja nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Albin Kurti për konstituimin e Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij do të qëndrojë jashtë takimit të thirrur nga kryeministri Albin Kurti më 1 maj për konsultime rreth konstituimit të Kuvendit. Haziri theksoi se LDK-ja ka dhënë përgjigjen e saj qartë që në momentin e parë të ftesës dhe nuk ka arsye për të zhvilluar diskutime mbi çështje tashmë të qarta. Ai e cilësoi si të papranueshme trajtimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit si një çështje procedurale, duke theksuar se ky proces kërkon një marrëveshje politike mes partive. Sipas Hazirit, Albin Kurti po tenton të kushtëzojë procesin e zgjedhjes së kryetarit duke e lidhur atë me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, një veprim që ai e konsideron si të papranueshëm dhe të gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kërkohet pranimi i 74 dëshmive të reja me shkrim

Në gjykimin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …